29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shasivari: Për ndryshimin e preambulës kushtetuese nuk mjaftojnë vetëm dy të tretat e votave

Ndryshimet Kushtetuese nuk kalojnë pa miratimin edhe të partive politike shqiptare. Profesori i së drejtës kushtetuese Jeton Shasivari në një prononcim për Indeks.mk thotë se për ndryshimin e preambulës kushtetuese nuk mjafton vetëm shumica e dy të tretave të votave të deputetëve, sepse sipas nenit 131 paragrafi 4 të Kushtetutës, krahas kësaj shumice nevojitet edhe shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ky ndryshim automatikisht do të tërheqë pas vetes edhe ndryshimin tjetër, atë të përbërjes së Komitetit për Marrëdhënie Midis Komuniteteve edhe me një anëtar bullgar, për çka gjithashtu, nevojitet shumica e dy të tretave të deputetëve.

Në këtë drejtim, gjasat janë reale që në të ardhmen e afërt, të zgjerohet kërkesa e Bullgarisë edhe me ndryshimin e simboleve shtetërore që të reflektojnë karakterin multietnik të RMV-së, gjë që varet kryesisht nga gjetjet shkencore të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore të të dy shteteve.

Në një të ardhme tjetër, kjo kërkesë mund të zgjerohet edhe me gjuhën bullgare dhe shkrimin e saj si gjuhë zyrtare në RMV nëpërmjet nenit 7 të Kushtetutës sipas formulimit gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, andaj, mbetet të shihet nëse klasa politike maqedonase gjatë hapjes së procesit të ndryshimeve kushtetuese, do të pajtohet që ky formulim kushtetues i 20%-it të ndryshohet me formulimin e ri: gjuha shqipe dhe shkrimi i saj”, deklaroi Shasivari për Indeks.mk

Të fundit