16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“SHBA-ja dhe BE-ja duan ta ndajnë Ballkanin në tri zona ndikimi, shqiptarë, serbë dhe kroatë” – a do ta pranojë këtë Berlini?

“Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian mbështet forcat antidemokratike në Ballkan dhe krijon një potencial të rrezikshëm për konflikt. A do ta pranojë këtë Berlini”, pyesin në gazetën tageszeitung, citon deutschewelle.

Strategjia e mëparshme e Perëndimit në Ballkan po përmbyset. SHBA dhe Bashkimi Evropian, nga njëra anë, mbështesin luftën e ukrainasve për vlerat demokratike dhe perëndimore, dhe nga ana tjetër, në Ballkan pranojnë qëndrime etno-nacionaliste, duke shpresuar të kufizojnë ndikimin e Moskës.

Kjo është teza e paraqitur në artikullin e Tageszeitung nga korrespondenti i vjetër i asaj gazete të Berlinit nga rajoni, Erich Ratfelder.

“Për një kohë të gjatë, strategjia perëndimore ishte demokratizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe futja e tyre në komunitetin e vlerave të Bashkimit Evropian. Sipas disa kritikëve amerikanë, kjo është braktisur”, shkruan gazeta, duke cituar mendimin e politologut, Janusz Bugajski, i cili vlerëson se “demokratizimi i shoqërive, ballafaqimi me të kaluarën dhe të drejtat e njeriut në fund të fundit nuk luan më asnjë rol”.

“SHBA-ja në fakt dëshiron ta ndajë Ballkanin në tre zona ndikimi: serbe, kroate dhe shqiptare”. Sipas Bugajskit, SHBA-ja dhe BE-ja tani po përpiqen të arrijnë marrëveshje me forcat etno-nacionaliste në Ballkan dhe po braktisin qëndrimet e tyre të mëparshme pro-perëndimore dhe demokratike. Duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, në Uashington shpresojnë të tërheqin presidentin autokratik të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në anën e Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të kënaqin të djathtën kroate, e cila është pro-Putinit”.

“A është një tjetër pikë kthese”, pyet autori i shkrimit. Dhe më pas ai vlerëson, “nën ndikimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndryshon politikën ballkanike”. Megjithatë, lëshimet ndaj Serbisë mund të dërgojnë në konflikte të rrezikshme, sipas njërit prej ekspertëve më të mirë në rajon, Kurt Basuener, nga instituti i Berlinit, Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC).

Çfarë do të bëjë Berlini?

Edhe gazeta gjermane pohon këtë se “fakti që në Mal të Zi u forcuan forcat pro-serbe dhe kësisoj pro Putinit pas zgjedhjeve të fundit, SHBA-ja dhe BE-ja thjesht e pranuan”. Rezistenca ndaj Milorad Dodikut, i cili shpesh vepron hapur si mik i Putinit, është dobësuar në Bosnje-Hercegovinë”.

“Dodik dëshiron të ndriçojë të gjithë Bosnjën, pavarësisht nga qeveria shtetërore, Gjykata e Lartë, institucionet ndërkombëtare dhe shumica e popullsisë boshnjake në Sarajevë. Dodik madje do të preferonte të hiqte postin e përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar, të cilin aktualisht e mban politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt. Domethënë, me fuqitë e veçanta, ai ende ka një fjalë të rëndësishme në Bosnje dhe Hercegovinë. Por Dodik nuk duhet ta bëjë më këtë, sepse SHBA-ja, BE-ja dhe përfaqësuesi i lartë nuk e kërcënojnë më me pasoja për politikën e tij”, shkruan gazeta gjermane.

Dhe më shumë, “Ekstremistët antidemokratikë, nacionalistë të popullit kroat në Bosnje dhe Hercegovinë duket se kanë mbështetje, madje edhe kundër vullnetit të boshnjakëve”.

Me mbështetjen e Zagrebit dhe lobimin e gjerë nga Brukseli, partia ekstremiste e Hercegovinës, HDZ arriti të marrë pushtetin në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Për muaj të tërë, Gabriel Escobar, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak ushtruan presion ndaj partive jo-nacionaliste që të krijohet një koalicion me nacionalistët kroatë. Qëllimi ishte që të largohej nga pushteti partia kombëtare myslimane boshnjake SDA”.

Së fundi, autori i artikullit në gazetën e Berlinit e përmbledh situatën si më poshtë, “politika e SHBA-së dhe BE-së mbështet forcat antidemokratike në Ballkan dhe krijon një potencial të rrezikshëm për konflikt”.

Shumë në Sarajevë pyesin se ku është zëri i politikës gjermane, e cila deri vonë perceptohej si pozitive.

A do ta pranojnë Berlini, Ministri i Jashtëm, të Gjelbërit dhe aktivistët gjermanë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pa diskutim ndryshimin e paradigmës në Ballkan? /Telegrafi/

Të fundit