18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA-ja e aprovon testin për Covid-19 që kushton 5 dollarë

Drejtoria amerikane për ushqim dhe ilaçe ka aprovuar përdorimin e testit për koronavirus të zhvilluar nga kompania “Abot laborator” (Abbott Laboratories) i cili mund të ndihmojë me numër më të madh të testimeve.

Nga kompania kumtuan se planifikojnë të dorëzojnë dhjetëra milion teste në muajin shtator dhe do të jetë në gjendje të rrisë prodhimtarinë në 50 milion teste në muajin tetor me kosto prej 5 dollarëve.

Testi është me madhësinë e kartelës kreditore, ndërsa rezultatet do të jenë të gatshme për 15 minuta. Ekzemplari merret me strisho në hundë.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, këto teste nuk janë aq të sakta sa ato që janë aktualisht në përdorim, por do të lejojnë testime më të shpejta dhe më të shpeshta.

Të fundit