SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1,1 milion euro në luftën ndaj Covid-19 – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1,1 milion euro në luftën ndaj Covid-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës informoi sot qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamenti i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo, se SHBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi.

Ndërkohë dje Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave nga zyra e kryeministrit.

/Ora News.tv/

Related posts

RMV, një 36 vjeçar në mesin e pacientëve që ndërruan jetë me Kovid-19, ndërkohë u regjistrua ulje e rasteve aktive

Televizioni Koha

Spasovski: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Televizioni Koha

Shahpaska: Për mbylljen e kopshteve vendosim bashkarisht me MSh dhe Qeverinë

Televizioni Koha

Leave a Comment