25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA merr nën kontroll situatën e rajonit, Uashingtoni: Do mundohemi të gjejmë kompromis mes Shkupit e Sofjes

Ndërmjetësimi i Francës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike mes Shkupit dhe Sofjes duket se ka hapur më shumë probleme mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara janë vetëofruar për të zgjidhur vijat e kuqe të dy shteteve fqinje.

SHBA merr nën kontroll situatën e rajonit, Uashingtoni: Do mundohemi

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur propozimin francez për gjetjen e një zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes në mënyrë që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se Uashingtoni zyrtar mbetet i gatshëm për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

“Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tërësisht në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hedhur themelet dhe se tani është koha për të ecur përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit,” tha ai.

Propozimi i Parisit, i cili do i hapte rrugën edhe integrimit të Shkupit u votua në Parlamentin bullgar, ndërsa kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e quajti atë të papranueshëm nga Brukseli, ndërsa po mbahej samiti Ballkani Perëndimor Bashkimi Evropian.

Shkupi ka tri kërkesa kyçe për kornizën negociuese, dhe ato janë njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe negociatat të fillojnë para përfshirjes së Bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutën maqedonase.

Presidenti francez Emmanuel Macron, përshëndeti miratimin e propozimit në Parlamentin bullgar dhe një nga kushtet për kalimin e tij ishte futja e protokollit për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë në kuadrin e negociatave.

Macron tha se bisedimet me partnerët në Maqedoninë veriore do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Ai tha se nevojiten garanci se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria dhe Bashkimi Evropian.

Të fundit