23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA, të hënën fillon të provohet vaksina e mundshme për koronavirusin

Është zyrtare dhe më në fund realitet. Ditën e hënë vaksina e shumëpritur kundër koronavirusit do të nisë shpërndarjen te njerëzit e prekur.

Lajmin e konfirmoi Associated Press (AP) i cili citon qeverinë amerikane të njoftojë zyrtarisht nisjen e injektimit të vaksinës te njerëzit. Vaksina është përgatitur në Institutin Kombëtar të Shëndetit në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit Shëndetësor në Seattle, “Kaiser Permanente Washington Health Research Institute”.

Do të jenë 45 persona në moshë të re të cilët kanë pranuar vullnetarisht të vaksinohen. Kjo vaksinë po shpërndahet përmes kompanisë NIH dhe Moderna inc.

Pritet që qeveria amerikane në orët në vazhdim të dalë mr deklaratë publike mbi vaksinën. Disa thonë se sidoqoftë do të duhet një vit ose 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë. Lexoje lajmin e AP në anglisht LINKU

https://apnews.com/8089a3d0ec8f9fde971bddd7b3aa2ba1

Të fundit