29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shekerinska: Administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në

Ditën e parë nga vizita e SHBA-së ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kaloi në takime në Departamentin e shtetit dhe në Pentagon. Në Departamentin e shtetit Shekerinska u takua me të dërguarin e ri special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me ç’rast ishte përfunduar se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesion negociues me Unionin, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja në Departamentin e shtetit mbajti takime edhe me njeriun e parë të Zyrës për Çështje politike dhe mbrojtëse Timoti Alan Bejts, në të cilën ishte riafirmuar pozita amerikane për rajon stabil dhe prosperitar dhe zgjidhja e çështjeve të cilat e pengojnë paqen dhe stabilitetin. Ministrja Shekerinska theksoi se shteti ynë si anëtare e NATO-s e pranon përgjegjësinë të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit dhe se merr pjesë në disa nisma rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Në Pentagon, Shekerinska bisedoi me Hajdi Grant, drejtoreshën e Agjencisë për bashkëpunim mbrojtës-të sigurisë. Në takim është biseduar për projektet rrjedhëse për modernizim të Armatës.

Ministrja në Uashington e vizitoi edhe Qendrën memoriale nacionale Arlington me ç’rast dorëzoi lule në Varrin e ushtarit të panjohur.

Të fundit