24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shekerinska: Hyn në fuqi ligji i ri për PP-në, fillon reforma themelore e gjyqësisë

Me Ligjin për PP-në i cili sot hyri në fuqi dhe me ligjet tjera të cilat janë harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias, tani për herë të parë kemi shans. Parashikojmë kontroll të plotë nga ana e institucioneve përkatëse të pronës dhe prejardhjes së pronës të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, sepse e dimë se diçka tek disa prokurorë dhe gjykatës me të vërtetë nuk është e logjikshme.

Këtë e theksoi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në emision ku ishte mysafire në TV21.

Lidhur me ligjin për PP-në ajo shtoi se qytetarët mund të shohin sa gjatë ka zgjatur ai proces në Kuvend dhe sa e vështirë ishte të vijë deri në shumicë prej 2/3.

“Tani kemi një grup të plotë të deputetëve, i cili praktikisht për paratë e dhëna në fushata është dashur ta bllokojë Ligjin. E dini sa energji, sa negociata veçanërisht edhe kryeministri mes tjerash edhe shumë të tjerë si ministrja e Drejtësisë, ministre e cila bëri çmos që të vijmë deri tek ky Ligj i cili do ta marrë edhe vulën evropiane dhe i cili dot ë sigurojë shans për shtet juridik”, theksoi Shekerinska.

Megjithatë, siç tha, ky është vetëm edhe një Ligj, që do të jetë fillim i asaj që i duhet shtetit, ndërsa kjo sipas saj është spastrim serioz dhe transparencë më e madhe në gjyqësi.

Sipas Shekerinskës, kryetari i Ohrit ka treguar se kur ke vullnet politik për të na shikuar përmes gishtërinjve për askënd edhe Ligji të vlejë për të gjithë, janë të mundshme rezultate. fb/

Të fundit