18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shekerinska mbikëqyri aktivitetet për rekonstruimin e objektit të dedikuar për Komandën e Brigadës së EJL-së

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot mbikëqyri aktivitetet të cilat po realizohen në objektin e kazermës së Kumanovës “Boro Menkov” në Kumanovë të dedikuar për Komandën e Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG.

Objekti, intensivisht por rekonstruohet dhe adaptohet, me qëllim të funksionimit të pandërprerë të ekipit të komandës në gjashtë vitet e ardhshme, sepse nga shtatori i këtij viti, vendi ynë do të jetë nikoqir i selisë së Komandës së SEEBRIG – Brigada e Evropës Juglindore.

“Nga shtatori i këtij viti, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet nikoqire e kësaj brigade e cila është një nga iniciativat më të fuqishme rajonale, në praktikë do të jetë nikoqire e gjithë kësaj komande, ku presim rreth 40 pjesëtarë dhe në mënyrë shtesë më shumë se dhjetë pjesëtarë tanë të cilët në praktikë do të bëhen pjesë e shtabit, gjegjësisht të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore”, theksoi ministrja Shekerinska në kazermën e Kumanovës.

Ndërtesa e cila po rinovohet do të jetë qendër e iniciativave rajonale dhe bashkëpunimit rajonal. Komanda dhe kjo brigadë, sqaroi ministrja, është iniciativë e cila bashkon gjashtë vende.

“Dhe në këtë moment të gjitha vendet anëtare, janë tashmë vende anëtare të NATO-s, kështu që në vitin kur u bëmë anëtare e NATO-s, bëhemi edhe nikoqir të kësaj iniciative të rëndësishme rajonale dhe presim që të gjitha përgatitjet për komandën të kenë përfunduar që në muajin qershor, që të mundemi ta zyrtarizojmë fillimin e mandatit tonë si nikoqir të Brigadës së Evropës Juglindore”, sqaroi Shekerinska.

Pasi do të largohet komanda, objekti i mbetet Armatës dhe do të jetë pjesë e rinovimit të objekteve. Për momentin, informoi ministrja se paralelisht po zbatohen katër rekonstruime të objekteve në Armatë dhe disa për modernizim të furnizimit me ujë dhe aktivitete të tjera shoqëruese të objekteve të armatës. fc/

Të fundit