20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shekerinska: Shumë shpesh politika fshihet pas grupeve tifoze dhe i keqpërdor

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska sot vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën Shën Spas në Shkup me rastin e 117 vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas.

Në momentin kur Shekerinska përgatitej të jap deklaratë për mediat një grup i vogël tifozësh filloi të brohorisin “Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni” pas së cilës zëvendëskryeministrja hoq dorë nga deklarata. Ajo u tha mediave se do të japë deklaratë para përmendores së Dellçevit në Parkun e Qytetit për shkak, siç tha, njerëzve që kanë ardhur të bëjnë politikë.

E pyetur nga gazetarët nëse mendon se brohoritja është veprim politik, Shekerinska tha se gjithmonë është.

“Nuk është rastësisht menjëherë pas dhënies së deklaratës. Në Ballkan kemi mësuar se shumë shpesh politika fshihet pas grupeve tifoze dhe i keqpërdorë”, tha Shekerinska.

Në delegacionin qeveritar ishin edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ministrja e Investimeve të Huaja Zorica Apostoloska. sn/

Të fundit