29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shembet dyshemeja e pllakave tek shatërvani në sheshin e Shkupit, fundoset një kamion i shërbimeve komunale

Një kamion sërish ka rënë në afërsi të shatërvanit në qendër të Shkupit, në sheshin “Maqedonia”, pasi u shemb dyshemeja e pllakave.

Shërbimet komunale nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, kompetencë e së cilës është mirëmbajtja e shatërvanëve, kanë njoftuar për incidentin pasi kanë kontrolluar se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Nga Qyteti i Shkupit, nga ana tjetër, kanë raportuar se kamioni nuk ka pasur leje për të hyrë në shesh.

“Një subjekt, me kamion ka hyrë pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme në pllakat e sheshit. Qyteti i Shkupit e dënon ashpër këtë akt, do të marrë të gjitha masat ligjore për kryerjen e inspektimeve dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike në shesh. Një sjellje e tillë nga ana e individëve është e papranueshme dhe për të do të zbatohen sanksionet më të rrepta”, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.

Nuk është hera e parë që një kamion bie në pjesën afër shatërvanit.

Një kamion i shërbimeve komunale të qytetit u përplas me shatërvanin në qershor të 2017-ës përballë skenës që po ngrihej për të pritur hendbollistet që u shpallën kampionë të Europës.

Vitin e kaluar në muajin mars në të njëjtin shatërvan, një kamion nga “Higjiena Komunale” u shemb dhjetë ditë pasi ishte promovuar si pjesë e flotës së ndërmarrjes publike.

Ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, gjatë mandatit të të cilit është ndërtuar sheshi, ka sqaruar disa herë së zona pranë shatërvanit nuk mban pesha të rënda, ndaj duhet menjanuar kalimi me mjete të punës apo higjienës në atë zonë.

Dyshemeja e pllakave pranë shatërvanit është vënë në përdorim në vitin 2015 në kuadër të projektit “Shkupi 2014”..botasot.info/

Të fundit