25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënim i ditës së sëmundjes së rrallë angiodemës hereditare

Me rastin e ditës ndërkombëtare të sëmundjes së rrallë gjenetike Angioedemës heriditare HAE – 16 maj, po zhvillohen aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin publike dhe mjekësore për këtë sëmundje, të sigurohet terapi më e mirë, diagnozë në kohë dhe të saktë, në mënyrë që pacientët HAE të bëjnë jetë normale.

Shoqata e pacientëve me angioedem heriditare HAE Maqedonia paralajmëroi se për shkak të pandemisë me virusin KOVID-19 do të shënojë ditën ndërkombëtare me ëmbëlsira për profesionistët dhe miqtë që i ndihmojnë në betejën e tyre, si shenjë mirënjohjeje, ndërsa përmes rrjeteve sociale do të shpërndajnë një shfaqje kukullash dhe do të dërgojë mesazhe për të mbështetur pacientët.

Angioedema e trashëguar është sëmundje e rrallë e shkaktuar nga mungesa e proteinës së gjakut C1 inhibitor dhe manifestohet me ënjtje të pjesëve të trupit.

HAE- Maqedoni është organizatë e cila i përfaqëson interesat e pacientëve nga HAE e themeluar në vitin 2009. sn/

Të fundit