20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënimi i Ditës Botërore për Luftë Kundër Kancerit

Me konferencë onlajn “Thirrje për aksion energjik për sjelljen e Programit të parë nacional për kontrollin e kancerit”, Shoqata “Borka – për çdo ditë të re” sot do ta shënojë Ditën botërore për Luftë Kundër Kancerit – 4 shkurti.

Siç informojnë organizatorit, në konferencë fjalim do të mbajnë dr. Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë, dr. Nino Vasev nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, dr. Aspasia Sofijanova nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, dr. Sanja Trajkova nga Klinika Universitare për Hematologji dhe Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës “Borka – për çdo ditë të re”.

“Një në pesë persona në mbarë botën zhvillon kancer gjatë jetës së tij, ndërsa një në tetë burra dhe një në 11 gra e humbin betejën e tyre me sëmundjen. Rreth2,3 milionë raste të reja të kancerit janë diagnostikuar në vitin 2020, që paraqet 11,7 për qind të rasteve të kancerit. Kanceri në gji është karcinomi që diagnostikohet më shpesh dhe shkaku prijës për vdekje nga kanceri në mbarë botën. Kjo është statistikë globale e kancerit në vigjilje të 4 shkurtit, Ditës botërore për luftë kundër kancerit”, potencojnë nga Shoqata.

Të fundit