28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme sot do ta shënojë 7 Majin – Ditën e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Solemniteti prej orës 11:30 do të mbahet në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”, ku në praninë e udhëheqësisë së MPB-së, të punësuarve dhe mysafirëve të ftuar nga kori diplomatik fjalim do të ketë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Do të ketë ushtrime demonstruese nga njësitet e MPB-së dhe ndarja e pllakateve për kontributin dhe angazhimin e veçantë në punën në Ministri për të punësuarit në MPB dhe pllakate për falënderim për përfaqësuesit e korit diplomatik.

Paraprakisht, në orën 9:45, në rrethin e MPB-së para ndërtesës nr.1 udhëheqësia e MPB-së do t’i nderojë mbrojtësit e ndjerë, me vendosjen e luleve të freskëta në monumentin përkujtimor. fc/

Të fundit