23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënohet Dita e Evropës nën sloganin #ThinkForward

Delegacioni i Bashkimit Evropian me Shtëpinë evropiane e shënojnë 9 Majin, Ditën e Evropës 2022 përmes serisë së aktiviteteve të organizuara nën sloganin #ThinkForward.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në vend, duke e pasur parasysh atë që viti 2022 është vit evropian i të rinjve, programi përfshin numër të madh të aktiviteteve të cilat i përfshijnë të rinjtë.

Shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorët e rinj evropianë Renata Pençova dhe Aleksandar Karatosho, sot do të kenë interaksion me të rinjtë nga WB6 nga Shtëpia evropiane në Shkup. Ngjarja pormovuese do të transmetohet drejtpërdrejtë në Faqen e Fejsbukut të Delegacionit të BE-së , ndërsa më tej do të emetohet në televizionin kombëtar TVM sot në ora 17:45 minuta.

Pjesa punuese nga konferenca do të mbahet më 9 dhe 10 maj në Qendrën kulturore rinore ku do të takohen 30 të rinj nga tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor për të biseduar për zgjidhjet për vetëdije më të mirë për shëndetin mendor, bashkëpunimin dhe pajtimin e përforcuar rajonal, si dhe për Marrëveshjen e gjelbër evropiane. Kjo konferencë organizohet me mbështetje të Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe degën e Shkupit të Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor.

Të rinjtë pjesëmarrës në konferencë do t’i prezantojnë përfundimet e punës së tyre kryeministrit dhe ministrave të linjës të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – si partnerë dhe aktorë kryesorë për ndryshim për mirë. Kjo do të bëhet në seancën “Marrja nga ana e Qeverisë” më 12 maj në ora 13:30, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Qeveria.

Program për Ditën e Evropës për vitin 2022 filloi më 5 maj me ekspozitë të portreteve të dizajnuara artistike të të rinjve me titull “E ardhmja e Evropës” të vendosur në qendrën tregtare “Ist Gejt” në Shkup.
Programi për Ditën e Evropës për vitin 2022 do të përfundojë më 5 qershor, si Ditë botërore e mjedisit jetësor, me dorëzimin e çmimit “Komuna më e gjelbër” që e promovon Delegacioni i BE-së si pjesë të fushatës për promovimin e Marrëveshjes së gjelbër të BE-së.

Të fundit