19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënohet Dita e Planetit Tokë me moton “Investojmë në njohuri – kujdesemi për planetin”

 Me ekspozitën e prezantimeve me poster nga nxënësit që vijojnë mësimet në shkollat e përfshira në programin GLOBE dhe me demonstrim praktik të protokolleve GLOBE, sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shënoi 22 Prillin, Ditën e Planetit Tokë, e cila këtë vit festohet me moton “Investojmë në njohuri –  kujdesemi për planetin”.

Në këtë ngjarje, përfaqësues nga Ministria i njoftuan nxënësit e pranishëm me punën e sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit, ata folën për domosdoshmërinë dhe përfitimet e monitorimit të rregullt dhe në kohë të cilësisë së mediave të mjedisit.

“Sot, me këtë ngjarje i konfirmojmë përkushtimet tona për zbatimin e Programit GLOBE i cili për ne përfaqëson një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe fisnik në dy fusha me rëndësi vendimtare për të ardhmen tonë – mbrojtjen e mjedisit përmes njohurive të tij dhe edukimit të brezave të rinj, sepse ata janë aktorët kryesorë në ndryshimet për jetë cilësore dhe mjedis të qëndrueshëm dhe të ruajtur, të cilin do ta trashëgojnë nga ne”,  theksoi në fjalimin e saj hyrëse ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

Ajo shtoi se tema e sivjetshme për Ditën e Planetit Tokë pasqyrohet qartë në vlerat e përfaqësuara nga programi GLOBE, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë që nga viti 1998 dhe trajnimin praktik të të cilit e kanë kryer rreth 60 profesorë nga vendi.

Fjalime hapëse në këtë manifestim mbajtën edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T., Erik Mejer.

“Mënyra më e mirë për të investuar në planetin tonë është të investoni në studentë të talentuar si ju. Jo vetëm që po punoni për ta bërë botën një vend më të mirë për veten tuaj, por po ndihmoni për ta bërë atë një vend më të mirë për të gjithë ne. Jam optimist për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e këtij vendi me njerëz si ju që fokusohen në çështjet që ju interesojnë aq thellë për ndryshime të mëdha që presin”, porositi ambasadori.

Në këtë ngjarje, u ndanë pajisje, që është donacion nga MMJPH-ja, (termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe) iu ndanë 18 shkollave dhe 4 komplete të tjera kopshtarie për katër shkollat më aktive për vitin 2022.

Programi GLOBE paraqet një projekt ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit, ku nëpërmjet edukimit të nxënësve kombinohen shkenca, arsimi dhe teknologjia në nivel ndërkombëtar, në funksion të ndërgjegjësimit për mjedisin. Nxënës nga mbi 38,000 shkolla nga 127 vende punojnë sipas protokolleve të unifikuara në kuptimin e mediave të ndryshme të mjedisit.

Të fundit