29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar viktimën e dytë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në vend informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra .

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit” njofton Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të infektuarve është 114.

/Ora News.tv/

Të fundit