19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sheqerinska: Respekte për ushtarin Omer Emini, për ndihmën ndaj të lënduarve në aksident!

Ministrja e mbrojtjes në M.Veriore, Radmilla Sheqerinska, ka lavdëruar ushtarin profesional Omer Emini, për ndihmën që ai u ka ofruar të lënduarve në aksidentin me autobusin e rrokullisur afër Shkupit, shkruan Fakte. Ajo ka përshëndetur guximin dhe vetëflijimin e Omer Eminit në këtë rast.

“Rreshteri Omer Emini, agjutant i komandantit të Regjimentit për operacione speciale, në ditën e rrokullisjes së autobusit në afërsi të fshatit Laskarcë, vullnetarisht shkoi në vendin e ngjarjes për të ndihmuar, dhe ka marrë pjesë aktive në tërheqjen e të vdekurve dhe të lënduarve në aksident. Uroj për guximin dhe sakrificën!” – ka shkruar Sheqerinska në profilin e saj.

Të fundit