20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërbime hotelierike në prill më të shtrenjta për 12,3 për qind nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, çmimet e shërbimeve hotelierike në prill në krahasim me marsin e këtij viti janë rritur për 26 %.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja është vërejtur në grupet Ushqim për 3.0 %, Pije alkoolike për 1.6 %, Pije joalkooile për 2.8 % dhe Bujtje për 1.5 %.

Në krahasim me prillin e kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë më të larta për 12.3 %.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve të hotelierisë për periudhën janar – prill 2023, në raport me të njëjtën periudha nga viti i kaluar është rritur për 13.5%, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 është më e lartë për 1.6%.  

Të fundit