29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërohen edhe tre pacientë, gjithsej 44 persona e kanë kaluar Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për gjendjen me coronavirusin, bën të ditur se në 24 orët e fundit në dy testet kontrolluese negativ kanë dalë 3 pacientë nga Shtipi.

Bëhet fjalë për pacientë që janë kuruar në kushte shtëpiake.

Me këto tre raste, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 shkon në 44.

Ndërsa nga ana tjetër, nga kjo sëmundje jetë kanë ndërruar 38 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 854, kurse siç thonë autoritetet, kulmi i sëmundjes pritet në fund të muajit prill, ku sipas parashikimeve do të infektohen rreth 2 mijë pacientë./Telegrafi/

Të fundit