11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sherri për xhelozinë/ Burri tentoi ta mbyste, ndërron jetë në spital shqiptarja në Itali

Ka ndërruar jetë pas 48 orësh qëndrim në spital, shqiptarja që u tentua të mbytej nga bashkëshorti i saj. Bëhet fjalë për Etleva Bodin. Mjekët e spitalit San Paolo në Savona nuk mundën të shpëtonin shqiptaren. Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçari Selami Bodi, kishte njoftuar urgjencën se gruaja e tij nuk mund të merrte dot frymë.

Gjatë gjithë kohës, katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit ku gruaja ishte mbyllur. Shqiptari, një punëtor ndërtimi, tashmë ndodhet pas hekurave në burgun e Marassit, i akuzuar për vrasje

Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës, në një apartament në via Corridoni, në lagjen Villapiana. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja.

Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë obsesive të burrit. Pasi burri ka dëgjuar gruan të fliste në telefon, ai e ka sulmuar dhe më pas ka tentuar që ta mbyste. Policia e gjeti burrin pranë grua pa ndjenja, ndërsa ai kishte pohuar se kishte dashur që ta vriste shqiptaren.

Të fundit