13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shfaqet lija e dhenve në kopshtet dhe çerdhet e Gjirokastrës, drejtoresha e Arsimit iu bën apel prindërve

Në Gjirokastër janë shënuar 6 raste me sëmundjen e variçelës apo të njohur ndryshe si lija e dhenve.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Bashkinë Gjirokastër, Doriana Demo, pohon se sëmundja është shfaqur në një periudhë të pazakontë duke shkaktuar shqetësim tek prindërit.

Ajo u bën thirrje prindërve të tregohen të kujdesshëm në rastet e shfaqjes së shenjave të para. Krahasuar me muajt e kaluar stina e verës sjell edhe reduktimin e numrit të fëmijëve që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet.

“Ne kemi pasur raste sporadike në çerdhe dhe një prej kopshteve, fëmijët janë distancuar, po mjekohen në shtëpi, vazhdimisht kemi lajmëruar prindërit, është kohë e pazakontë kjo për linë e dhenve.

Prindërit të jenë të kujdesshëm, që të mos i ngatërrojnë simptomat. Kemi pasur 6 raste në total, dhe nuk kemi pasur njoftime të tjera”, u shpreh drejtuesja.

Mbi 600 fëmijë të moshës 1 – 7 vjeç frekuentojnë institucionet e arsimit parashkollor në Bashkinë Gjirokastër, mbi 400 prej të cilëve janë në kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

Të fundit