Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, do të ndajë pako me pajisje mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim për mediumet me qëllim të mbrojtjes më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë nga koronavirusi.
Siç informon SHGM-ja, janë përgatitur dy lloje pakosh. E para është më e madhe dhe dedikohet për mediumet kombëtare të cilat redaksi më të mëdha, ndërsa e dyta është për mediumet me numër më të vogël të punëtorëve, Duke e pasur parasysh se sasia e pakove është e kufizuar, parimi i sistematizimit do të jetë “i pari i ardhur – shërbehet i pari”, ndërsa secili medium mund të marrë maksimum një pako.
Për shkak të urgjencës së situatës, afati i fundit për aplikim është 6 prilli i vitit 2020 (e hënë).
“Në kushte kur kemi pandemi globale për SHGM-në, Misionin e OSBE-së në Shkup por edhe për opinionin e gjerë është e rëndësishme të kemi informata të sakta dhe në kohë. Ne besojmë se pajisjet mbrojtëse do të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi, i cili nuk do të ishte i mundur pa gazetarë dhe punonjës mediatik të mbrojtur mirë”, thekson SHGM.
Për sistemim të drejtë të pakove, SHGM-ja u bën thirrje mediumeve të dërgojnë mesazh në postën elektronike (vkostovska@znm.org.mk; contact@znm.org.mk) dhe në të të theksojë: emrin e mediumit, llojin e mediumit (televizion, radio, gazetë, internet portal), numri i përgjithshëm i të punësuarve në medium dhe adresa zyrtare e mediumit (ku do të dorëzohen pakot). fb/