28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shifra të frikshme, rritet numri i fëmijëve të prekur nga hepatiti misterioz

Ka shkuar në rreth 200 numri i fëmijëve tek të cilët është zbuluar virusi i hepatitit, shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Ai u shfaq fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhap në 12 vende brenda një kohe të shkurtër.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në një konferencë për media informoi se 140 raste të hepatit te fëmijët janë raportuar në vendet europiane.

Rastet e hepatitit misterioz tek fëmijët e diagnostikuar me virusin kanë patur simptoma të tilla si verdhëza, diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Deri më tani 17 fëmijë kanë pësuar inflamacion të rëndë të mëlçisë për të cilën është dashur të kryejnë më vonë transplant.

Fillimisht, virusi u zbulua në Britaninë e Madhe, ndërsa nga 21 Prilli është shpërndarë në 11 vende. OBSH po monitoron nga afër situatën dhe po punon në bashkëpunim me departamentin e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerë të tjerë./albeu.com

Të fundit