11/08/2022
18.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shilegov: Derisa jam kryetar nuk do të lejoj të mbijë ndërtesë në shesh

Hapësira në qendër të Shkupit, në shtegun nga sheshi drejt hyrjes në Qendrën tregtare të Qytetit, është rregulluar në një sipërfaqe prej 5.000 metra katrorë dhe me një investim prej 33 milionë denarëve. Investimi nuk është i Qytetit, por, siç tha kryetari Petre Shilegov, nga qytetarë të ndërgjegjshëm të Shkupit që donin të ndihmonin në rregullimin e zonës së shkatërruar.

Bëhet fjalë për një hapësirë ​​private dhe për këtë arsye Qyteti nuk ka mundur të investojë për ta rregulluar atë me para publike, por Shilegov theksoi se nuk do ta lejojë derisa është njeriu i parë në kryeqytet në një vend që gjithmonë ka qenë një hapësirë ​​publike për qytetarët që të ndërtohet një ndërtesë 20-metërshe. Duke paraqitur hapësirën e rregulluar me një lëndinë, sot ai u bëri thirrje qytetarëve në mbrojtje dhe u kërkoi institucioneve kompetente dhe Prokurorisë Publike mbrojtje duke anuluar shitjen dhe kthimin e pronësisë atje ku bën pjesë hapësira.

“Shkupi është qyteti i vetëm në botë ku sheshi është shitur. Pasi që do të kthehet në pronësi shtetërore, do të mund të mendojmë se si ta rirregullojmë këtë hapësirë”, tha Shilegov.

Ai mohoi që është marrë një vendim gjykate në favor të pronarit dhe në pyetjen e gazetarëve se toka në këtë hapësirë nuk është dorëzuar kurrë në pronësi të, të ashtuquajturve pronarë, tha ai. “Ata kurrë nuk e kanë marrë këtë në posedim dhe meqenëse nuk e kanë në posedim, nuk mund ta rrethojnë. Le të provojnë ta rrethojnë dhe do të shohin çka do t’i gjejë”, tha kryetari i Shkupit

Për hapësirën e re, ai tha se së bashku me çatinë e gjelbër të QTQ, është një standard i ri për paraqitjen e hapësirës publike në kryeqytet. Ai tha se janë përdorur tre lloje të pllakave dhe hapësira është plotësuar me ulëse dhe janë mbjellë 22 pemë shumëvjeçare. Për herë të parë, ekziston edhe një shteg për lëvizjen e njerëzve me vështirësi në shikim.

Në lëndinë është pllaka në vendin ku ishte shtëpia ku lindi Nëna Tereza, dhe aty pranë janë tre bredha, të cilat nobelistja i ka mbjell në vitin 1980 gjatë një vizite në Shkup, së bashku me kryetarin e atëhershëm të Shkupit dhe peshkopin e Kishës Katolike.

Lidhur me reagimin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ku dje ata kërkuan qasje në pllakën përkujtimore për Nënë Terezën, Shilegov u përgjigj se Qyteti nuk ka të drejtë të investojë dhe, siç tha ai, të shpenzojë para publike në një parcelë private. Ai përsëriti se nuk janë investuar fonde publike për rregullimin e hapësirës së promovuar nga Qyteti sot. mb/

Të fundit