25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkariq: Sapo të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, të vazhdojnë aktivitet zgjedhore

 

Profesori Svetomir Shkariq beson se fushata zgjedhore duhet të vazhdojë në të njëjtën kohë kur mbaron gjendja e jashtëzakonshme.

“Sapo të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet do të vazhdojnë. Pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kanë mbetur 28 ditë për të përfunduar afatin 60-ditor, për të cilin Kushtetuta është vendimtare. Nëse ky afat prishet, Gjykata Kushtetuese mund t’i shpallë zgjedhjet si jokushtetuese”, tha Shkariq për “Urinski brifing”.

Kushtetuta, vlerëson ai, nuk mund të interpretohet vetëm duke lexuar dispozitat e tij, por kërkohen edhe njohuri teorike. Çështja e shpërndarjes së Kuvendit është e lidhur ngushtë me teorinë e parlamentarizmit. Sipas tij, pa e ditur atë teori, nuk mund të jepet një interpretim i saktë i kuptimit të vetë-shpërbërjes.

“Kuvendi ynë shpërndahet ose vetë-shpërndahet vetëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Shpërndahet nga brenda me sugjerimin e deputetëve. Në vendet e tjera, me një model të vërtetë parlamentarizmi, ai shpërbëhet nën presionin e faktorëve të jashtëm. Në vendin tonë, sapo të shpërndahet, shkohet në zgjedhje të parakohshme, dhe posa të shkohet në zgjedhje të parakohshme, mandati i deputetëve përfundon”, tha Shkariq./Telegrafi/

Të fundit