29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkarkimi i ministrave, Kovaçevski: Interesim i madh i opozitës për diskutim

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se shumica parlamentare është stabile. Ndërkohë debati në kuvend për shkarkimin e ministrave të Alternativës sipas tij po zvarritet nga deputetët e opozitës të cilët që të gjithë janë paraqitur për diskutim.

“Në kuvend kemi shumicë më të madhe se që kishim deri tani. Nuk zvarritet diskutimi nga an ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme. Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim. Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk

Të fundit