28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëndija shënoi fitore në Shkup

Pas pauzës 10-të ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit
për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite sot vazhdoi
kampionati i Ligës së Parë sipas orarit të paraparë me ndeshjet e
javës së 12-të të sezonit vjeshtor.  Ekipi I Shkëndijës këtë javë
ishte mysafir i ekipit të Skopjes dhe falë një goli të shënuar në
minutën në 32 nga futbollisti Doriev ekipi tetovar arriti të
shënojë fitore. Tashmë ekipi tetovar ka 22 pikë në vendin e dytë
dhe është vetëm 3 pikë larg nga ekipi nëvendin e parë Struga
Trim Lum, pasi që në ndeshjen e sotme pësoi disfatë në
ndeshjen kundër Pobedës. Ndërkohë, disfatë pësoi edhe
Rabotniçki nga Sileksi me rezultat 0-1.

Të fundit