13/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkollat në Çair në gjendje të mjerueshme, BDI lavdërohet me ndryshimin e emrave (Foto)

Para disa ditëve në opinion u bë i ditur vendimi i ministrisë së arsimit në krye me ministrin, Arbër Ademi, për ndryshimin e emrave të dy shkollave fillore në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për shkollat “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, të cilat u emëruan në “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, shkruan Almakos.
Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili këtë veprim e ka cilësuar si tepër të dëmshëm dhe antiligjor.

Por më vonë, Zoran Zaev ka ndryshuar mendim. BDI-ja 11 vite sa ishte në pushtet me VMRO-DPMNE-në asesi nuk ka pasur mundësi që të ndryshoje këto dy emra shkollash,ndërsa tani këtë gjë e ka realizuar edhe me vullnetin e mirë të Zoran Zaev.

BDI-ja gjatë kësaj para kampanje zgjedhore këtë veprim e ka paraqitur si një të arritur të madhe e cila do t`i kontribuonte shqiptarëve të Çairit dhe Shkupit.

Edhe pse ky veprim i BDI-së ka hasur në një gozhdë të fort në LSDM dhe se interpretimi ka të bëje me atë se veprimi është antiligjor, prapë se prapë kjo lojë politike nuk është asgjë kur e kemi parasysh me gjendjen e mjerueshme se si kuadrot e BDI-së i kanë lënë këto shkolla.

“BDI-ja e cila ishte e paaftë për t`i ndryshuar dy emra shkollash,ato i ka shndërruar në stallë lopësh, duke i lënë në harresë dhe pa realizuar asnjë investim konkret në to” – thotë një arsimtar i shkollës fillore, i cili shkaku i rrezikuar nga përjashtimi nga puna nuk do te bëj publike emrin dhe mbiemrin e tij.

Fotografitë të cilat do t`ua prezantojmë opinionit dëshmojnë për pakujdesinë e BDI-së për fëmijët shqiptar në Çair të Shkupit./Almakos/

Të fundit