28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkon në 29 numri i viktimave! Shuhet familja, nxirren të pajetë burrë dhe grua

Shkon në 29 numri i viktimave si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit që goditën vendin tonë këtë të martë, më 26 nëntor.

Rreth orës 10.05, në zonën e Thumanës janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e banesës së tyre Pëllumb Greku me të shoqen Çelike Greku.

Deri më tani bilanci është me 29 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar dhe disa të humbur nën rrënoja.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, djali i tyre 31-vjeçari Saimir Greku ndërroi jetë në spital për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar.

Gjithashtu është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e pallatit në Thumanë, Klement Çupi, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të babait të tij Hajredin Çupi.

Klement Çupi ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë. Një ditë më parë nga rrënojat u nxor i gjallë djali tjetër i Hajredin Çupit.

Ndërkohë forcat e shpëtimit dhe forcat speciale vijojnë kërkimet në zonën e Thumanës për të mbijetuar.

Emrat e shqiptarëve që u shuan nga tërmeti fatal

Të ndjerët janë:

Diena Meçaj 30 vjeçe, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Esiela e cila vdiq pak orë para saj

Isa Abazi, 32 vjeç

Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)

Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)

Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)

Evi Kardashi (Balerina në “Miramare” në Durrës)

Sadete Lala

Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)

Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)

Bukurie Leka 70-vjeçe

Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballkoni në Mamurras)

Erisa Cara

Almir Cara

Fatmira Cara

Anthi Cara

Sadajana Cara

Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)

Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)

Saimir Greku

Klement Çupi

Të fundit