28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkon në 352 numri i rasteve me Covid-19 në Greqi

 

Në Greqi janë konfirmuar 21 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 352 numrin e përgjithshëm të të infektuarve

Njoftimi u dha nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Tsiodras foli për rritje eksponenciale, e cila mund të marrë dimensione të pakontrollueshme nëse masat dështojnë dhe ne nuk demonstrohet përgjegjshmëria e kërkuar.

“Qeveria ka shtrirë masën e pezullimit në pjesë të tjera të sektorit parësor që nga e mërkura. Farmacitë, supermarkete, gjithçka që lidhet me zinxhirin e furnizimit, stacionet e shërbimit, si dhe institucionet financiare dhe shërbime të tjera janë të përjashtuara. Tregtia elektronike vazhdon të funksionojë normalisht,” tha ai.

/Ora News.tv/

Të fundit