Rastet: Shkon në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Të paktën pesë raste të reja janë konfirmuar pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, raportoi Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, pasi tha se janë testuar 505 raste të dyshuara.
ISHP: Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Gjendja shëndetësore: Tirana mbetet me numrin më të madh të personave të infketuar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë thotë se 12 persona ndodhen të shtruar te Spitali Infektiv, ndërsa dy janë në terapi intensive.
ISHP: 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dua t`ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!oranews