20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkon në 50 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, 1,415 të infektuar

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 81 persona. Kështu numri i të prekurve nga Covid-19 në Greqi ka shkuar gjithsej në 1,415.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 90 persona të infektuar janë në gjendje të rëndë dhe po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në të gjithë Greqinë janë kryer të paktën 17,500 testime për raste të dyshuara për CoVid-19, nga të cilët 1,415 kanë rezultuar pozitiv.

/Ora News.tv/

Të fundit