Botë

Shkon në mbi 1 mijë e 500 numri i viktimave nga koronavirusi

Ka shkuar në 1526 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë. Autoritetet e kryeqytetit kinez, Pekin, kanë urdhëruar që të gjithë njerëzit që kthehen në qytet nga pushimet të futen në karantinë për 14 ditë në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Të shtunën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2641 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 66 mijë e 492 numrin e përgjithshëm. Për më tepër, 143 persona vdiqën gjatë kësaj periudhe.
Gazeta shtetërore “Beijing Daily” shkroi se personat që nuk e respektojnë vendimin e autoriteteve të Pekinit për karantinë do të ndëshkohen. Megjithatë, nuk është e qartë se si do të zbatohen këto ndëshkime dhe a do të vlejnë edhe për shtetasit e huaj.
Kina po përballet edhe me vështirësi ekonomike pas pushimeve zyrtare të Vitit të Ri Kinez për shkak të ndikimit negative të koronavirusit. Një gazetë raportoi se bankat kineze i kanë vënë në dispozicion për kredi 77 miliardë dollarë si ndihmë për kompanitë.
Jashtë Kinës, deri më tash janë regjistruar 450 raste të infektimeve me koronavirus dhe tri vdekje në më shumë se 28 shtete dhe territore, shkruan “The Guardian”.

Nga virusi i ri po vdesin rreth 2 për qind e personave të infektuar, por ai po përhapet më shpejt sesa çdo virus tjetër i organeve të frymëmarrjes që është paraqitur gjatë këtij shekulli.

Related posts

Tërmeti/ Studio fillon të kërcas, të ftuarit nuk lëvizin nga vendi (VIDEO)

Televizioni Koha

Koronavirusi: 195 të shëruar sërish janë infektuar, përhapet më lehtë, ndërsa periudha e inkubacionit është më e gjatë se që supozohej

Televizioni Koha

Shtohen masat kundër virusit në Kinë, mbyllen shkollat në Hong Kong

Televizioni Koha

Leave a Comment