Shkrijel: Qytetarët më afër sistemit për mbrojtje sociale – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Shkrijel: Qytetarët më afër sistemit për mbrojtje sociale

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel, sot i vizitoi zyrat e sapohapura për punë sociale në komunat Bërvenicë dhe Zhelinë, ku me kryetarët Enver Pajaziti dhe Blerim Sejdiun, si dhe drejtorin e Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë, Darko Obadiq e mirëpriten përafërmin e shërbimeve nga mbrojtja sociale deri tek qytetarët nga mjediset rurale, transmeton gazeta KOHA.

Siç edhe kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, këto dy zyra janë pjesë nga rrjeti i zyrave që Ministria i ka hapur në bashkëpunim me komunat për ta lehtësuar qasjen deri tek të drejtat sociale për të gjithë qytetarët.


“Për dy vjet e gjysmë të kaluara ne kemi punuar në rregullimin e sistemit të mbrojtjes sociale me nevojat e qytetarëve. Këto zyra janë rezultat i kujdesit për çdo qytetar në mënyrë të thjeshtë dhe të arritshme për të kërkuar ndihmë sociale ose ndonjë të drejtë tjetër nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Banorët e Bërvenicës dhe Zhelinës nuk kanë më nevojë të shkojnë deri në Tetovë, por mund të informohen dhe të aplikojnë në zyrën komunale. Reforma sociale nënkupton ndryshimin e qasjes tek qytetarët, kujdesin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar”, theksoi zëvendësministrja Shkrijel.

Me hapjen e 50 zyrave rajonale të Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale, me theks të veçantë në komunat rurale, nga MPPS njoftojnë se është siguruar koordinim më i mirë i aktiviteteve, për lehtësimin e Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale dhe cilësi më e mirë e shërbimeve për qendrat e mbrojtjes sociale.(koha.mk)

Related posts

Kancelarja Merkel refuzoi ftesën e presidentit Trump për të marrë pjesë në samitin e G7-ës

Televizioni Koha

Aksion policor në Haraçinë, arrestohen dilerë të armëve dhe drogës

Televizioni Koha

Ndërmarrje kanë marrë para nga shteti përmes masës për rroga të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar

Televizioni Koha

Leave a Comment