25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkrijelj: Mësimdhënësit sot do të kishin paga më të larta nëse VMRO nuk e bllokonte punën në Kuvend

Po të mos kishte bllokim të punës në komisionin për arsim në Kuvend nga ana e VMRO-DPMNE-së, deri tani do të rriteshin pagat e mësimdhënësve. Kështu u shpreh mbrëmë Sanella Shkrijelj në emisionin 24 Analiza, informon Zhurnal.

Ajo shprehet se LSDM viteve të fundit ka treguar se kujdeset prë pagat e mësimdhënësve.

“Kjo është lëmi vitale në shoqërinë tonë dhe nëse seriozisht kujdesemi për shtetin tonë, duhet pikërisht aty duhet të investojmë sepse që vitin e kaluar u sollën propozim ndryshimet e ligjit për mësimdhënës, i cili duheshte sistematikisht të zgjidhë disa çështje, respektivsht të sigurojë se do të kemi rritje të vazhdueshme të pagave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, duke mos u varur nga vullneti i kushdo që të jetë në pushtet”, thotë Shkrijelj, duke shtuar se nuk pritën se ky ligj do të ketë pengesa të tilla.

Deputetja Shkrijelj theksoi se deputetët nga opozita nuk kanë lejuar as të fillojë diskutimi e as të ketë pamje për përpjekje fizike të pengohet kryetarja e komisionit për arsim të vendosë në rend dite këtë ligj.

“Kur u arrit marrëveshje për pagë minimale, lideri i opozitës doli me propozim amendim të ligjit për pagë minimale, për rritje të pagave në arsim, e kur tham se ato një vit ka që e bllokojnë ligjin që garanton rritje dhe harmonizim me pagën minimale, morëm një situatë absurde, kur paralajmëruan se do të dorëzojnë ligjin identik të cilin LSDM e kishte dorëzuar para një viti, e të cilin e bllokojnë në procedurë kuvendore. Nuk është serioze të bllokohet diçka e në fund të thuhet se është zgjidhja më e mirë”, tha deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrijelj.//zhurnal.mk

Të fundit