19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkrijelj: Personave pa dokumente personale me ligj u sigurojmë të drejta si të gjithë qytetarëve të tjerë, fillimisht do të marrin ekstrakt të lindjes

(MIA) – E zgjidhim problemin shumëvjeçar të personave pa dokumente personale. Me Ligjin për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve, që e miratoi Kuvendi, është siguruar kornizë institucionale-juridike që ata përfundimisht të marrin identitet qytetar, kumtoi sot kabineti i ministres plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale.

Qëllimi i këtij ligji është personat të cilët nuk janë të evidentuar në librin amë të të lindurve të evidentohen në libër të posaçëm amë të të lindurve, pas çka do të marrin dokument identifikues (letërnjoftim) për shkak të realizimit të së drejtës për arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale si dhe punësim me sigurim të detyruar social. Për këta persona, Ligji parasheh procedurë për regjistrim shtesë në librin amë të të lindurve dhe marrje të ekstraktit të parë.

“Problemi me personat që nuk janë evidentuar në librin amë të të lindurve është notuar kohë më parë, por ishte injoruar nga institucionet kompetente. Persona të tillë, përballë perceptimit publik, ka në të gjitha bashkësitë. Përcaktimi ynë gjatë dy viteve e gjysmë ishte se këta persona, të cilët më shpesh janë nga shtresat më të ndjeshme shoqërore, nuk guxojmë t’i lëmë të jetojnë në margjina të shoqërisë. Prandaj filluam me zgjidhjen sistematike dhe fazore të kësaj çështje, në bashkëpunim me institucionet e tjera: MPB-në, Drejtorinë për udhëheqje të librave amë dhe qendrave për punë sociale si dhe me mbështetje të fuqishme të organizatave ndërkombëtare, OSBE dhe UNHCR. U identifikuan rreth 700 persona pa ekstrakt të lindjes, dhe ata në pajtim me Ligjin e ri do të marrin dokument identifikues e më pas edhe ekstrakt të parë nga libri amë i të lindurve”, thotë zëvendësministrja plotësuese Shkrijelj.

Ajo shton se Ligji mundëson zgjidhje të problemeve reale me të cilat me vite janë përballur këta njerëz, ndërkaq ishin të padukshëm për bashkësinë.

Me implementimin e këtij Ligji një kategori e margjinalizuar e qytetarëve bëhet juridikisht e dukshme, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut tregon se i respekton vlerat demokratike dhe përjashtimin e diskriminimit, në pajtim me normat dhe standardet ndërkombëtare. ab/

Të fundit