23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkup, aktakuzë për vjedhje të rëndë kundër dy shtetasve të Shqipërisë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë për vjedhje të rëndë kundër dy personave shtetas të Shqipërisë.

Të pandehurit, si bashkëkryerës, më 24.09.2019, qëndron në kumtesën e Prokurorisë, nga automjeti “Volkswagen passat” me targa të Gjevgjelisë, i parkuar në garazhet e njërës qendër tregtare në Shkup, ka marrë një çantë burrash me 684.200 denarë.

Për shkak të rrezikut nga arratia, prokurori publik deri te Gjykata Penale Shkup ka dorëzuar propozim me të cilin kërkoi të pandehurve t’u vazhdohet masa paraprakisht e caktuar e arrestit.

Të fundit