18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkup, përleshje me policinë në protestat për “Monstrën”, “Almirin” dhe “rastet e montuara” (VIDEO-FOTO)

Situatë tensionuese dhe përleshje me policinë kishte sot në Shkup në protetstat kundër vendimeve të proceseve gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta ishte me iniciativë të familjarëve të rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“, njofton Portalb.mk.
Portalb.mk ishte në terren dhe ju sjell kronologjinë e protestave:

15.30 – Situata është qetësuar, policia dhe protestuesit filluan të largohen.
15.15 – Situata është e tensionuar por përleshje nuk ka. As policia e as disa protestues që duan të përleshen me të nuk largohen nga rruga.

https://www.facebook.com/watch/?v=203747981535941

14.50 – Policia mori ofanzivë për të ndalur protestuesit, ka arrestuar disa. Gjuhet me shok bomba, protestuesit nuk zbrapsen.

14.40 – Protestuesit kanë filluar të tërhiqen, disa nga to ende e gjuajnë policinë me objekte të ngurta.

Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Shkup, protesta për “Monstrën”, “Almirin” dhe “rastet e montuara” 26.02.21Shkup, protesta për “Monstrën”, “Almirin” dhe “rastet e montuara” 26.02.21, kordoni policor


14.30 – Situata mbetet e tensionuar, disa protestues tentojnë të sulmojnë policinë ata gjuajnë me objekte ndaj policisë, organizatori i lut protestuesit të ulen në tokë. Disa pjesëtarë të opozitës shqiptarë kërkojnë të qetësohet protesta. Ajdari sërish shpalli protestën e mbyllur.

14.10 – U tensionua situata, protestuesit u përleshen me policinë. Organizatori për këtë shkak e shpalli protestën e mbyllur. Megjithatë, protestuesti nuk janë larguar. Situata mbetet e tensionuar.

14.05 – Bedri Ajdari nga Këshilli organizues e lexoi mesazhin e protestës ku thotë se rasti “Monstra” është i montuar dhe se shqiptarët në RMV dënohen padrejtësisht. Ai lexoi kërkesat e protestuesve.

13.50 – Bedri Ajdari nga Këshilli organizues kërkon nga policia të lirojë rrugën në afat prej 10 minutave pasi që sipas tij, protesta është legale.

“Mund të na ndalni rrugën këtu, por jo rrugët e Evropës, asnjë lëndë nuk e keni fituar në Strasburg, vazhdimisht keni humbur, ju e dini çfarë sistemi gjyqësor keni ju. Ju lutem lëshojeni rrugën. Ju lutemi mbani qetësinë protestues” tha ai.

13.45 – Te Q.T. “Mavrovasja” policia e ka vëndosur kordonin.

13.30 – Protestuesit janë afër Bit Pazarit, marshi është i qetë, ndërkaq protestuesit bërtasin “Duam drejësi!”, “Pa drejtësi s’ka liri!”.

13.00 – Protestuesit filluan marshin.

*******************************************************************************************************

Sot në ora 13:00, në orarin tradicional pas faljes së namazit të xhumasë, në Shkup, gjegjësisht prej parkut të Çairit mbahet marsh protestues kundër vendimeve të proceseve gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta është me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe njoftuan familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“, njofton Portalb.mk.

“Me heshtje dhe duke ndenjur me duar në xhepa nuk vjen drejtësia. Nuk do të ndalemi, protestat janë apartiake me Iniciativë të familjarëve të të gjitha rasteve të montuara. Të respektohen rekomandimet e OBSH për mbrojtje nga Kovid 19, mbajtja e maskave dhe distancës”, thuhet në thirrjen e protestës që është shpërndarë në Faceook.

Thirrja e kryetarit të Këshillit Organizativ, Bedri Ajdari.

https://www.facebook.com/watch/?v=819932351896217

Nga MPB: informojnë se për shkak protestës prej orës 13:00 do të jenë të mbyllura deri në mbarimin e saj, rrugët:

H.T. Karposh
Rr, Xhon Kenedi
Cvetan Dimov
Bulevardi Kërste Misirkov
Bulevardi Goce Dellçev
11 Oktomvri
Vasill Gllavinov
Bulevardi VMRO
Bulevardi Ilinden
SPB Shkup apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.

Të fundit