Shkupi pret konsensus në BE për vendimin për negociata para Samitit në Zagreb – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Shkupi pret konsensus në BE për vendimin për negociata para Samitit në Zagreb

Maqedonia e Veriut pret konsensus mes vendeve anëtare të BE-së për vendimin për hapje të negociatave aderuese para Samitit në maj në Zagreb, theksuan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov në takimin me në Paris me Kleman Bon, këshilltar diplomatik për Evropë të presidentit, Emanuel Makron.

“Na gëzon fakti se përshtypjet e para të metodologjisë re janë se hap mundësi për avancim thelbësor të procesit të negociatave në çdo kuptim; si në aspektin e kontrollit të fuqishëm politik dhe udhëheqjes së procesit, ashtu edhe në kuptimin të kredibilitetit të saj, parashikimit dhe respektimit të fuqishëm të parimeve meritore”, theksoi Osmani, kumtuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Ai ka shfaqur shpresë se me këtë momentum të ri do të krijohen edhe parakushtet në prag diskutimeve në Samitet e ardhshme të BE-së, për krijimin e konsensusit mes vendeve – anëtare, për vendimin për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, para Samitit të Zagrebit në maj, përkushtuar Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë, Dimitrov në këtë kontekjst deklaroi se duam të jemi shembull për rajonin në zbatimin e qasjes së re.

“Vendimi për negociata thekson fillimin e një procesi dinamik dhe të vështirë. Maqedonia e Veriut nuk do të kursehet dhe është e vendosur të ecë në këtë rrugë”, tha Dimitrov

Në kuadër të vizitës në Paris, Osmani dhe Dimitrov do të realizojnë takim edhe me Ameli de Monshalen, Sekretar Shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Politikë të Jashtme, përgjegjës për Çështje Evropiane, po ashtu do të takohen edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, Mariel de Sarnez si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.

Vizita e sotme në Republikën Franceze e zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrit Dimitrov zhvillohet në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese. .

MEDIAL.mk

Related posts

Avokati i Popullit: Ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale, shkelje e të drejtave të qytetarëve

Televizioni Koha

Ligji për PP-në për disa hap përpara drejt shtetit juridik, për të tjerët amnisti për krimin

Televizioni Koha

KSHZ-ja e re zotohet se do të punojë me ndershmëri

Televizioni Koha

Leave a Comment