25/04/2024
3.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kumanova me më së shumti raste aktive me Covid

Numri i rasteve aktive me Covid në Maqedonis sipas statistikave të deri djeshme është 2099. Prej tyre më së shumti ka në Shkup – 669, ndërsa më pas në Tetovë 571, në Gostivar 234, në Kumanovë 152 dhe pason Kërçova me 85 raste, informon Zhurnal.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shënon 158164, i të shëruarve 150556 ndërsa i të vdekurve 5509.

Dje u regjistruan 143 raste të reja me covid ndërsa vdiqën dy pacientë të moshës 31 dhe 70 vjeçare. Të dya pacientet ishin nga Tetova.

Përshkak zhvillimit të tillë të situatës, Qeveria solli vendim që nga e hëna të hyjnë në fuqi masa të reja. Kështu, nëpër objektet hotelierike, restorante dhe kafene, do të mund të hyet vetëm me fletë dëshmi se jeni të vaksinuar, së paku me një dozë.

Restoranteve u është dhënë 1 javë hapësirë që të mund të organizohen duke patur parasysh se ka shumë rezervime dasmash.

Sa i përket dasmave, pas 15 gushtit nuk do të ketë më dasma në ambiente të mbyllura. Në përputhje me masat, në objektet hotelierike, teatre, koncerte dhe ngjarje kulturore, do të mund të marin pjesë vetëm qytetarët të cilët kanë vërtetim për së paku një dozë vaksinë.//Zhurnal.mk

Të fundit