29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkurti për 2,5 gradë më i ngrohtë se mesatarja, temperatura maksimale e matur 21,6 gradë

Temperaturat e ajrit në shkurt në vendin tonë këtë vit janë më të larta për 2,5 gradë në krahasim me mesataren shumëvjeçare prej vitit 1981 deri në vitin 2010. Gjatë katërmbëdhjetë ditëve në shkurt është vërejtur temperaturë mbi 10 gradë, ndërsa më e larta e matur është 21,6 gradë në Gjevgjeli më 2 shkurt.

Temperatura e mesme mujore e ajrit ka lëvizur prej 1,5 gradë në Mavrovë deri 8,2 në Gjevgjeli. Temperaturat e ulëta nën zero janë regjistruar në tërë territorin e vendit më shpesh në rajonet malore.

Temperatura e mesme maksimale është prej 7,5 gradë në Mavrovë deri 16,1 gradë në Gjevgjeli, përderisa minimalja e matur e mesme është prej minus 3,8 gradë në Berovë deri 2,1 gradë në Gjevgjeli.

Reshjet gjatë shkurtit ishin në kuadër të vlerës shumëvjeçare mesatare.

Reshjet mesatare në shkurt lëvizin prej 15,9 mm në Gjevgjeli deri 102,9 mm në Mavrovë. Sipas shtrirjes në territor, është vërejtur trendi, por vetëm në rajone mbi 300 metra lartësi mbidetare. Sipas kohës, reshjet ishin gjatë tre dekadave të muajit, por sipas sasisë, më së shumti ka pasur në dekadën e parë. Janë vërejtur reshje të shiut, borës dhe shiut të ngrirë.

Më së shumti shi në bazë ditore prej 39,8 mm është matur në Mavrovë, ku është matur edhe shtresa më e lartë e borës prej 41 cm më 6 shkurt. ab/

Të fundit