28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkurtimi i orarit të punës në Maqedoni, ja kush do ta shfrytëzoj

Një draft-ligj i hartuar nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike për shkurtimin e orarit të punës të punonjësve të administratës publike në Maqedoninë e Veriut për katër orë ditën e premte, ka nxitur reagime të shumta, në kohën kur administrata kritikohet për joefikasitet në punë, raporton REL.

Nga kjo ministri, miratimin e një ligji të tillë e kanë arsyetuar me përvojat e disa vendeve evropiane për t’i dhënë më shumë kohë të lirë këtyre punëtorëve. Ministria kanë sqaruar se këtu nuk përfshihet e gjithë administrata, si punonjësit në arsim, shëndetësi e sektorë të tjerë, që në total arrijnë në mbi 150 mijë punëtorë, por për rreth 20 mijë që janë kryesisht nën kompetencë të qeverisë, do të thotë ministritë, fondet, inspektoratet apo institucionet që janë praktikisht më të nevojshme nga qytetarët.

Sindikata e Organeve të Administratës Shtetërore është për shkurtimin e orarit të punës, por jo për katër orë, edhe atë ditën e premte, por të ketë shkurtim të përditshëm për të paktën një orë.

“Një propozim i tillë është i pakuptimtë, është absurd dhe i palogjikshëm si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët. Çfarë do të ndodhë me katër orët e mbetura, do të rriten obligimet në punë në katër ditët e kaluara. Me këtë nuk pajtohet edhe të punësuarit pasi do të kenë ngarkesë shtesë në punë në rast se do të miratohej një propozim i tillë”, thotë Trpe Daenovski, drejtues i Sindikatës së Organeve të Administratës Shtetërore.

Të fundit