SHMSP propozon që KOVID-19 të njihet si sëmundje profesionale për të gjitha vendet e punës – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

SHMSP propozon që KOVID-19 të njihet si sëmundje profesionale për të gjitha vendet e punës

Shoqata maqedonase për siguri në punë (SHMSP) propozon që të inicohet revizion në nivel kombëtar për Vlerësimin e rrezikut në të gjitha vendet e punës ku ekziston rreziku i infektimit të punonjësve me koronavirusin e ri.

Shoqata beson se sëmundja profesionale KOVID-19 duhet të njihet për të gjitha vendet e punës dhe të harmonizohet në Rregullore për listën e sëmundjeve profesionale.

Nga 7 maji i këtij viti, KOVID 19 konsiderohet një sëmundje profesionale vetëm për mjekët dhe stafin mjekësor, stafin veterinar, stafin e punësuar në ambulanca dhe organizatat e tjera të kujdesit shëndetësor, stafin që punon në laboratore shkencore-mjekësore me materiale infektuese, si dhe personelin për shkatërrim dhe kërkime shkencore të sëmundjeve infektive.

“SHMSP përshëndet vendimin për përkufizimi e KOVID-19 si një sëmundje profesionale në vendin tonë. Por, me qasjen e tillë neglizhohet Ligji për siguri dhe shëndet në punë dhe diskriminohen punëtorët e tjerë që punojnë në profesione të tjera edhe pse, megjithëse të argumentuar, mund të infektohen me koronavirusin e ri në punë dhe ta përhapin sëmundjen KOVID-19, nuk do të njihet si sëmundje profesionale”, thonë SHMSP.

Me futjen e sëmundjes profesionale KOVID-19, të gjithë pacientët do të kenë të drejtë të paguhen me pagë të plotë, mungesa nga puna do të regjistrohet si një “sëmundje profesionale”, dhe pas kthimit në punë punonjësit do të ridërgohen për ekzaminime mjekësore në mënyrë që të përcaktojnë aftësinë e tyre të punës.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për secilin prej tyre individualisht nëse paraqiten kufizime të caktuara në mundësitë për përmbushjen e plotë të detyrave të punës dhe me qëllimin kryesor për të mbrojtur shëndetin, integritetin e punonjësit dhe vendin e punës”, shpjegon SHMSP.

Nga atje ata informojnë se me këtë i janë drejtuar me shkrim Qeverisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Shëndetësisë. mb/

Related posts

Zaev: Nuk ka diskutime për karantinë speciale

Televizioni Koha

MPB tregon se në cilat pika kufitare mund të kalojnë qytetarët që vijnë nga jashtë

Televizioni Koha

Sa i njeh Pendarovski shqiptarët?! 

Televizioni Koha

Leave a Comment