Shoqata “Dora e Artë”, nga Tetova, do të realizojë projektin “Edhe ne si të tjerët”.Me këtë rast do të organizohet puntori creative për fëmijët me nevoja të veçanta. Projekti ka për qellim që të ndikojë në ngritjen e vetëdijes te familjarët e personave me nevoja të veçanta ,mjedisin ku ata jetojnë dhe te institucionet e sistemit me qëllim që tu mundësohet më shumë pjesëmarje në aktivitete kreative si pjesë e shoqërise.
“Në kuader të proejektit puntori Kreative për fëmijet me nevoja të veçanta ,,EDHE NE SI TË TJERËT ,,do te realizohen 6(gjashtë ) puntori kreative në mbykqirje të Psikologut, Defektologut dhe Pedagogut : dy puntori në Shkollën fillore –,,Liria ,-Tetovë , dy puntori në shkollën fillore Istikball dhe dy puntori në Shkollën filore Kiril dhe Metodi -Tetovë . Në puntorit kreative do te marin pjesë gjithsej 56 fëmijë me nevoja të veçanta nga mosha 6-25 vjec nga Tetova dhe fshatrat përreth te Komunës së TetovësTë gjitha punët kreative të punuara nga këta fëmije do te ekspozohen në fund të projektit në ekspozitën që do të mbahet në hapsirën e shtëpisë së Kulturës ,,Ilo Antevski- Smok në Tetovë .Në kuadër të projektit do të mbahen tre tryeza te rrumbullakta me prindërit e fëmijve me nevoja të veçanta si dhe faktorët relevant nga komuna e Tetovës dhe fshatrat përreth Në fund të projektit do te mbahet një tribun ku pjesmarës do të jenë prindërit ,përfaqsues të organizatave joqeveritare , persona të profesioneve adekuate nga Tetova dhe fshatrave përreth” tha Shejnur Elmazi-Shoqata Dora e Artë
Shoqata DORA E ARTË nga Tetova parasegjithash ka një pjesë të madhe të aktiviteteve për ta ndryshuar statusin dhe paragjykymet e personave me nevoja të veçanta në komunën e Tetovës ,posaçërisht te familjet që mos të jenë të izoluar ,në secilin segment të shoqerisë. TV KOHA