18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata IHH ndihmon shkollën e mesme “Tekstile”

Organizata joqeveritare turke për mbrojtjen e të drejtave të njeriut IHH shkollës së mesme Tekstile I ka dhuruar karrige dhe banka të reja për gjashtë klasa. Donacioni është ndarë përmes një ceremonie solemne në këtë shkollë. Drejtoresha e kësaj shkolle  Sevdije Mustafai thotë se nuk është hera e parë që marrin doancion nga kjo shoqatë.

Ndërkaq Osman Atillaj, nga Shoqata IHH, thotë se janë të kënaqur me këtë bashkëpunim.Sipas tij, vitin e kaluar në këtë shkollë kemi rregullluar dy klasa për nxënësit e drejtimit të dizajnit.Për ne pjesa e arsimit është shumë e rëndësishme, por edhe kjo shkollë sepse krahas teorisë ka edhe shumë mësim praktikë ngase edhe vet nxënësit kanë mundësi që të përfitojnë një profesion për në të ardhmen. Këtë vit ne ndajmë edhe banka dhe karrige për gjashtë klasa dhe do të shikojmë mundësitë që të ndihmojmë edhe më shumë këtë shkollë për nevojat që ka”, tha ai./ TV KOHA/

Të fundit