29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata Kulturore dhe Humanitare Drita, nga Tetova 16 vite me radhë pa ndërprerë ndihmon familjet në nevojë dhe kategroi të tjera(video)

Shoqata Kulturore dhe Humanitare Drita, nga Tetova 16 vite me radhë pa ndërprerë ndihmon familjet në nevojë dhe kategroi të tjera të qytetarëve me pako ushqimore dhe higjienike.Aktivteti i kësaj shoqate shtohet vecçanërisht gjatë muajit të ramazanit.Këtë vit, Shoqata Kulturore dhe Humanitare Drita me dhjetëra aktivistë të saj dhe kryetarin e shoqatës Abdylmexhit Saliu,gjatë muajit të bekuar kanë shpërndarë 465 pako, plus nga një thes miell qytetarëve në nevojë në qytetin e tetovës, malësinë e Sharrit dhe në Jabollçisht të Velesit., kurse me rastin e festës së fitër Bajramit janë shpërndarë 1400 pako për fëmijë parashkollorë deri në klasëne 4 fillore.

Këtyre ditëve do të shpërndahen edhe një numër pakosh fëmijëve me nevoja të posaçme. Të gjitha këto paketa Shoqata Kulturore dhe Humaniotare Dritai ka realizuar nga donator I saj kryesor Forumi Rinor I qytetit të Hamburgut dhe disa pako edhe nga xhamia e Biell-Biene në Zvicër.

Në prag të festës së fitër bajramit, kjo shoqatë vizitoi fshatin jabollçisht në Veles, ku gëzoi qindra familje atje të cilët vërtetë janë në gjendje të mjerueshme dhe me kënaqësi pritën pakot e kësaj shoqate. Drita ka ndarë edhe 60 pako edhe në Burgun e Tetovës për fëmijët e të burgosurve.

Në shenjë falënderimi për të gjithë aktivistët dhe donatorët kjo shoqatë me ndihmën e donatorit kryesor, Forumit Rinor nga qyteti I hamburgut organizuan edhe një iftar të përbashkët , me shpresë se aktivitetet e kësaj shoqate do të vazhdojnë si gjatë muajve në vijim ashtu edhe në muajin e ramazanit të vitit të ardhshëm./Tv Koha/

Të fundit