24/05/2022
17.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqatat e pacientëve kërkojnë nga qeveria mjet transportues për transplantim të organeve

Shoqata e pacientëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka një kërkesë nga Qeveria e vendit. Ata kërkojnë nga ekzekutivi të sigurojë avion për bartjen e pacientëve, me nevoja urgjente, për shërim nëpër Evropë, përfshirë këtu edhe për transplantimin e organeve.

Nga aty thonë që shpresojnë se Qeveria do të merr në konsideratë kërkesën e tyre, sepse është në dobi të së mirës së përgjithshme dhe shpëton shumë jetë njerëzish.

Shoqata e pacientëve për kërkesën e tyre kërkon mbështetje edhe nga veprues tjerë të fushës së shëndetësisë, për faktin se kjo kërkesë ka të bëjë me të drejtën e pacientëve, e cila bazohet në parimin e humanitetit.

Të fundit