14/08/2022
16.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqëronte me makinë biznesmenin shqiptar që u vra në Shkup, ndërron jetë edhe nipi

Pas ekzekutimit të biznesmenit shqiptar në Shkup, Kamber Idrizi.

Ka ndërruar jetë edhe nipi i biznesmenit shqiptar në Shkup, Kamber Idrizi.

Ngjarja ndodhi një javë më parë. I riu po e shoqëronte me makinë Kamber Idrizin, kur ky i fundit u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

24-vjeçari Ergen Iseni kishte marrë 6 plumba dhe mbeti i plagosur rëndë.

Në ngjarjen e mbrëmjes së 12 majit ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi, në drejtim të automjetit me të cilin ata po udhëtonin është qëlluar me më shumë se 80 plumba.

/a.m/NOA.al

Të fundit