25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpallet konkursi për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2023/24

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes faqes elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk.

Në shkollat ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët në vazhdim:

– për arsimin e mesëm Gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë;
– për drejtimin shëndetësi – biologji dhe kimi,
– për drejtimet e tjera – gjuhë amtare dhe matematikë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, inkurajon të gjithë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur të shkollës së mesme ku do të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, duke ju bërë thirrje për t’iu referuar arsimit profesional si një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri që tregu i punës i njeh dhe i vlerëson, por edhe për të fituar bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë.

Në vitin shkollor 2023/24 janë paraparë 29.798 vende të lira në 937 paralele, nga të cilat 279 paralele janë paraparë për arsimin e mesëm – Gjimnaz dhe 658 paralele në shkollat e mesme profesionale. Për mësimin në gjuhën maqedonase, me Konkurs janë paraparë 20608 vende të lira, për mësim në gjuhën shqipe 8301 dhe 889 vende për mësim në gjuhën turke.

Të fundit